LewanGOLSKI në histori të Bundesligas, thyen rekordin e Mullerit

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski do të mbaj mend gjatë këtë sezon.
Lewa shënoi golin e tij të 41-të, në fitoren 5 me 2 kundër Bayer Leverkusen, ndeshja e fundit e sezonit në Bundesliga, shkruan IndeksOnline
Me këtë gol, sulmuesi polak futet në histori të futbollit gjerman – duke u bërë futbollisti i parë që shënon 41 gola në një sezon. Ai kaloi legjendën e futbollit, Gerd Muller – i cili kishte shënuar 40 gola.
Kujtojmë që Bayerni shpallet kampion i Bundesligas me 78 pikë./IndeksOnline/