22:10 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lewis Hamilton kampion bote për herë të pestë

Lewis Hamilton është shpallur kampion i Botës në Formula 1 dy xhiro pa përfunduar Kampionati.

Atij i ka mjaftuar vendi i katërt në Çmimin e Madh të Meksikës për të hyrë në radhën e më të mirëve të historisë.

Me këtë triumf madhështor ai ka barazuar argjentinasin Fangio dhe është vetëm dy tituj larg legjendës Michael Schumacher.

Në dy garat e fundit, në Brazil dhe Abu Dhabi, Hamilton do të garoj vetëm për t’i përmirësuar statistikat. /IndeksOnline/