75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hamiltoni mbështet veprimin e protestuesve amerikanë, që rrëzuan statujën e tregtarit të skllevërve

Të dielën, demonstruesit rrëzuan skulpturën e bronztë, mbi 5 metra të lartë të tregtarit të skllevërve të dundit të shekullit 17-të.

Statuja ka qëndruar për më shumë se një shekull që nga ngritja e saj, më 1895, por ka ndarë mendimin në qytet për shkak të historisë së Colstoni për tregtimin e dhjetëra mijëra skllevërve afrikanë.

Për këtë ka reaguar edhe kampioni i Formula 1, që ka mbështetur një veprim të tillë, shkruan Indeksonline.

“Statuja e tregtarit të skllevërve, Edward Colston u tërhoq!!! Vendi ynë nderoi një njeri që shiste skllevër afrikanë! Të gjitha statujat e burrave racistë që fituan para nga shitja e një qenie njerëzore duhet të prishen!”, ka shkruar Hamilton.

Siç raporton The Guardian , Colston bëri shuma të konsiderueshme parash duke punuar për kompaninë Royal Afrikane (RAC) në fund të viteve 1600. /IndeksOnline/