Lexhenda e Arsenalit: Më në fund Xhaka po luan për skuadrën, siç luante për Zvicrën

Granit Xhaka pati edhe një paraqitje dinjitoze në fitoren e Arsenalit ndaj Brentford. Mesfushori kosovar bëri edhe një asistim në fitoren 0-3 të skuadrës së Artetas.
Për formën e tij ka folur edhe legjenda e Arsenalit, Ian Wright.
“Më në fund po e shoh Xhakën duke luajtur për Arsenalin, ashtu siç luan për Zvicrën. Xhaka po luan në një pozicion që i përshtatet, duke luajtur më shumë në sulm. Ai po luan me autoritet dhe besim të vërtetë. Këmba e majtë e tij është një nga më të mirat në Premierligë” ka thënë Wright./Indeksonline/