17:22 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

L’Express shkruan rreth vizitës së Macron në Serbi, përmendet Kosova!

Presidenti francez, Emmanuel Macron të hënën pritet të qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Serbi.

Numri një i Francës, sipas mediumeve të Parisit, do të tentoj të rivendosë lidhjet e dikurshme mes Francës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

L’Expres shkruan se vitet e fundit marrëdhëniet mes dy shteteve kishin hasur në pengesa të shumta.

Macron në Serbi do të takohet me presidentin, Aleksander Vuçiq.

Sipas mediave franceze, tema kryesore e diskutimit do të jetë dialogu me Kosovën.

Po ashtu temë me peshë do të jenë edhe anëtarësimi i Serbisë në BE.

Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti francez në Serbi që nga viti 2001 kur Jacques Chirac kishte vizituar Beogradin./Indeksonline/