Lexuesi profesional i buzëve zbulon se çfarë i tha Guardiola Salah-ut pas ndeshjës

Një lexues profesional i buzëve pretendon se e di se çfarë Pep Guardiola i tha Mohamed Salah-ut në fund të ndeshjës Liverpool – Manchester City.
Pas ndeshjes, Guardiola u nda i frustruar me gjyqtarët, ndërsa shtoj poashtu se “ky është Anfieldi”.
Në fund të ndeshjes spanjolli u pa duke shtrënguar duart me fituesin e ndeshjes Mohamed Salah. Ata shkëmbyen disa fjalë, me Salah i cili mbulonte gojën e tij, ndërsa Guardiola fliste hapur.

Lexuesi profesional i buzëve, John Cassidz, ka analizuar biseden e tyre, duke shtuar se Guardiola i tha Salahut: “Të dëshiroj sezon të mbarë, ndeshje e mirë, ti gjithashtu ishe i mirë, çfarë ka…?”
Guardiola ndërkohë në një moment u fsheh pas Salah, por kur ai u kthye sërish, Cassidy beson se ai shtoi: “Nuk ka asnjë dyshim për këtë, jo ndoshta – por ishte e qartë, definitivisht”.
Sugjerohet se Guardiola iu referua golit të anuluar të Foden, i cili nuk u numrua pasi Taylor u konsultua me referin anësor.
“Referi erdhi te ne trajnerët dhe thoshte “luani futboll, hajde luani…” Kishte 1 milion faule, por pasi ne shënuam një gol, ai vendosi ndryshe. Ky është Anfieldi!” përfundoi Guardiola.
