75 Mall Live Search
20:33 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Leze Qena përveç si aktore, në moshë të hershme ishte marrë edhe me sportin

Kosova mbetet pa aktoren e madhe, Leze Qena pasi ajo sot u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Lezja krahas si aktore është marrë edhe me një sport shumë interesant para shumë viteve.

E nderuara familje Qena

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe, ikonës së aktrimit, Leze Qena.

Ndarja nga jeta e idhullit tonë, do të lë mangësi të mëdha tek brezat e shumtë, dhe tek të gjithë ne që u rritëm me humorin e saj.

Madhështia e saj nëpër ekranet tona bëri që Lezja të ishte e dashur për gjenerata të ndryshme.

Lezja ishte aktive edhe në aktivitetet e ndryshme të Komitetit Olimpik të Kosovës, veçanërisht në ato për Barazinë Gjinore, ku kontributi i saj në rrëfimin e sfidave që e kishin përcjell gjatë karrierës së saj, ishte madhor.

Lidhja e saj me sportin ishte e fuqishme, pasi në moshë të hershme ishte marrë edhe me sportin e atletikës, ku salla ishte shtëpia e dytë e saj.

Ndihem krenar që e njoha dhe patëm bashkëpunim të frytshëm.
Andaj, në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së saj, komunitetit të kulturës gjithëshqiptare, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit
”, shkruan Besim Hasani president i Komitetit Olimpik të Kosovës.