75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / AR

Lezhë/ Mbytet në det i moshuari nga Kosova

Një person i moshës 77 vjeçare është mbytur në det në plazhin e Tales në Lezhë sot rreth orës 12:00.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Shqipërisë, ku bëhet e ditur se viktima është shtetas i Kosovës.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lezhë/nformacion paraprak

Rreth orës 12:05 , në plazhin e Tales ,Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.