16:18 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

LG gati të prezantoj një telefon të palosshëm

Sigurisht viti i ardhshëm është viti i telefonave të palosshëm.

Pas Samsung dhe Huawei që kanë treguar se do të sjellin një telefon të këtij modeli, tash edhe LG ka gati një të tillë, transmeton Indeksonline.

Sipas blogerit të njohur Evan Blass, LG do të prezantoj një telefon të palosshëm në fillim të vitit të ardhshëm në spektaklin elektronik CES.

Ky spektakël do të mbahet në Las Vegas me datën 8 janar dhe do të zgjas tre ditë./Indeksonline/

Temat: