75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / MSH

Liderët botërorë takohen në Egjipt, mbahet Samiti i OKB-së për klimën

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të mbledhë liderët e shteteve anëtare, në Samitin COP27 mbi klimën.

Këtë vit, ky samit po mbahet në Egjit, nga 6 deri më 18 nëntor.

Rreth 120 liderë do të qendrojnë për gati 2 javë në këtë Samit, i cili për qëllim ka propozimet dhe gjetjen e një zgjidhjeje permanente lidhur me ndryshimet klimatike.

Emetimet e karburanteve fosile të shkaktuara nga njerëzit po shkaktojnë ngrohjen globale dhe tashmë po shohim ngjarje ekstreme të motit të lidhura me ndryshimin e klimës. Nevojitet veprim urgjent për të shmangur pasojat katastrofike për planetin dhe njerëzit që jetojnë në të, shkruan BBC.

Tashmë dihet se udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian do të jenë pjesëmarrës të këtij Samiti.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka njoftuar se do të bëhet pjesëmarrës i këtij Samiti, kah fundi i javës.

Ndërkaq, mungesat janë parashikuar të bëhen nga Rusia, Kina dhe India, pas acarimit të marrëdhënieve politike me shtetet e OKB-së, pas invazionit rus në Ukrainë.