Lia Stublla bën gati dhuratat e fundvitit
Dizejnatorja e njohur shqiptare, Lia Stublla, është ndër emrat më të spikatur në botën e modës, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.
Talenti i saj i jashtëzakonshëm, ka marrë vëmendje në shumë yje botërore, siç janë Georgina Rodriguez, Jessica Goicoechea, Tiffany Panhilason e shumë të tjerë.
Kur jemi të festat e fundvitit, Lia Stublla përmes disa fotografive, ka njoftuar se dhuratat i ka gati.

Dhe jo më kot, ajo ka zgjedhur ngjyrën e kuqe për dhuratat e saj, pasi që e kuqja konsiderohet ngjyrë e dashurisë, dhe që të ngroh shpirtin.
Përveç dhuratave, në sy bie edhe pema, që është e dekoruar me një stil unik./Indeksonline/

