13:44 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lia Stublla, ka një njoftim për të gjithë klientët vendës e ata të huaj

Lia Stublla sapo ka lëshuar një informacion për klientët e saj vendës, por edhe për ata të huaj.

Disenjatorja e famshme kosovare ka bërë të ditur se brendi i saj ndodhet vetëm në Prishtinë dhe se askush nuk duhet të bie pre e mashtrimeve në prezentime të rreme.

“Klientë të nderuar, siç e dini të gjithë, Lia Stublla gjendet vetëm në Prishtinë, Kosovë. Brendi jonë nuk i jep askujt të drejtë që të na prezentojë përveç dyqaneve që kemi. Ne shesim fustane me shumicë dyqaneve anembanë botës. Prandaj mbajeni mend se askush nuk e ka të drejtën e prezantimit të brendit tonë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/