75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Lia Stublla ndihmon 150 fëmijë të familjeve në nevojë, me pajisje shkollore

Kreatorja shqiptare, Lia Stublla, ka bërë një gjest për t’u marrë shembull.

Fondacioni i Lia Stubllës para fillimit të viti shkollor ka ndihmuar 100 fëmijë të familjeve në nevojë në Prishtinë, duke u dhuruar 100 çanta me pajisje shkollore, shkruan Indeksonline.

Donacioni i kreatores së suksesshme kosovare, po ashtu do të japë 2 euro për çdo kreacion të saj për fëmijët në nevojë.

“LS Foundation”, ka për qellim që t’u ndihmojmë fëmijëve me kushte të vështira rreth shkollimit, “LS” tash tre vjet radhazi në çdo shitje të fustaneve ndan 2€ për fondacion, brenda vitit ndihmojnë fëmijët e talentuar të cilët nuk kanë mundësi shkollimi apo kurse ekstra, studentë të mirë të cilët kanë vështirësi me pagesat e semestrave si dhe për shtator dhurojnë çanta shkollore për fëmijët e shkollave fillore .

Po ashtu këtë  viti ky fondacion ka shpërndarë 150 çanta shkollore, 50 në Komunën e Prishtinës, 50 në Komunën e Ferizajt si edhe 50 në shoqatën “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”./Indeksonline/