Liam Payne dhe Rita Ora të pandarë në Festivalin e Kanës
Naomi Campbell dhe Liam Payne u kthyen në qendër të vëmendjes të mediave, pasi u përfolën për një lidhje.
Edhe pse as Naomi dhe as Liam nuk pranuan gjë publikisht, komentet flirtuese dhe daljet e tyre në publik e tregonin qartë. Kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe tani Liam duket se është afruar shumë me këngëtaren shqiptare Rita Ora.

Shoqëria e tyre filloi që nga dueti për filmin ‘Fifty Shades of Grey’ dhe i kanë mbajtur kontaktet që atëherë, por gjatë paraqitjes së tyre në festivalin e filmit në ‘Cannes’ janë parë shumë pranë njëri-tjetrit. Kujtojmë se Rita mendohet të jetë arsyeja e ndarjes së Liam nga Cheryl, mamaja e djalit të tij.
