75 Mall Live Search
23:46 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / Gj Sh

Liam Rosenior flet pas eliminimit nga Carabao Cup

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior ka folur pasi skuadra e tij u eliminua në gjysëmfinalen e Carabao Cup.

Skuadra londineze sonte pësoi humbje nga Arsenali edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Kai Havertz, në 90+7, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj humbje, tekniku anglez duket se ishte i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, duke thenë se kanë treguar performancë të mirë sonte ndaj Arsenalit.

Ai po ashtu ka thënë se e dëshironin kualifikimin në finale, por tashmë duhet të përmirësohen dhe të vazhdojnë garat në Premierligë.

”Jo shumë ekipe vijnë këtu dhe tregojnë nivelin e performancës që kemi ne sonte. Gjatë dy ndeshjeve në tërësi, ka pasur përmirësime të qarta. Është e dhimbshme të humbasësh. Ne donim të kualifikoheshim. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe e shoh që po.”, ka deklaruar Liam Rosenior./IndeksOnline/