75 Mall Live Search
11:20 / E Diele, 04 Janar 2026 / Gj Sh

Liam Rosenior jep sinjale pozitive për Chelsean, përshendetet me Strasborg

Liam Rosenior me shumë gjasë do të jetë pasardhës i Enzo Marescas te skuadra e Chelseas.

Tekniku anglez pas ndeshjes së mbrëmshme me Nice, ka folur për spekulimet që e lidhen me skuadrën londineze, shkruan IndeksOnline.

Ai as nuk e ka pohuar as mohuar mundësinë që të nënshkruaj me Chelsean.

Rosenior tha se është i lumtur që ka udhëhequr skuadrën e Strasbourgut gjatë kësaj kohe dhe i dëshiron më të mirën klubit.

“Kam qenë i privilegjuar që jam menaxher i këtij klubi futbollistik.

E ardhmja ime? Është një qytet shumë i bukur, me njerëz shumë të bukur, një klub i madh. Më pëlqeu gjithçka.

Lojtarët ishin të mahnitshëm. Unë me të vërtetë dua më të mirën për këtë klub. Nuk e di nëse kjo është ndeshja ime e fundit. Në jetë ne nuk e dimë.”, ka deklaruar Rosenior./IndeksOnline/