75 Mall Live Search
19:41 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Gj Sh

Liam Rosenior ka një mesazh për tifozët e Chelseas

Liam Rosenior tashmë është zyrtarizuar si trajner i ri i Chelseas.

Tekniku anglez është pasardhës i Enzo Marescas, i cili u shkarkuar pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit, shkruan IndeksOnline.

Para ndeshjes së sotme me Fulhamin, ai ka dhënë një mesazh për tifozët e Chelseas.

“Beso. Besoni në atë që është një klub i mahnitshëm futbolli. Besoni te lojtarët, pasi kur i jepni energji ekipit tuaj, i ndihmoni të fitojë.

Ja pse jam këtu. Ne jemi këtu për të fituar dhe unë me të vërtetë, me të vërtetë dua që tifozët të na ndihmojnë ta arrijmë atë.”, ka thënë Liam Rosenior./IndeksOnline/