21:08 / E Enjte, 13 Gusht 2020

Liban, parlamenti ratifikon gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut

Parlamenti libanez ratifikoi sot gjendjen e jashtëzakonshme, e deklaruar në Bejrut pas shpërthimit shkatërrues në port që nxiti zemërimin e popullatës.

E kryesuar nga kreu i Parlamentit, Nabih Berri, në detyrë që nga viti 1992, seanca parlamentare miratoi zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme, e shpallur për dy javë nga qeveria, pas tragjedisë, raporton ATSh.

Ratifikimi i gjendjes së jashtëzakonshme u jep të drejtën autoriteteve të shtypin çdo veprim që shihet si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Pas votimit të deputetëve, mbeti e paqartë nëse gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi sot apo nëse konsiderohet në fuqi që nga 5 gushti.