75 Mall Live Search
14:05 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / L K

Libani po shëndrrohet në një Gazë të re, qindra viktima, Izraeli s’po ndalet (Pamje)

Izraeli ka goditur sot më shumë se 300 objektiva të Hezbollahut në një valë të gjerë sulmesh ajrore.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit sapo ka njoftuar se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore në Liban ka shkuar në njëqind persona.

Më shumë se 400 persona u plagosën në sulmet e sotme.

Kompania telefonike libaneze regjistroi më shumë se 80.000 përpjekje të dyshimta izraelite që u kërkonin njerëzve të evakuonin zona të caktuara të Libanit.

Rrjetet sociale u vërshuan me video të njerëzve që largoheshin nga Libani Jugor./Indeksonline/