75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / S Z

Liberalizimi i energjisë, Kurti: ALPEX, ëndërr e kamotshme e realizuar për Kosovën

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX) është një ëndërr e kamotshme e realizuar për Kosovën.

 Ai ka thënë se ALPEX është mekanizmi përmes të cilit tregu energjetik në të dy anët e kufirit bashkohet, e komplementariteti mes kapaciteteve tona energjetike shfrytëzohet më së miri.

“ALPEX është themeluar më 1 shkurt 2024. Ai është një treg që operon me rregullat më rigoroze e standardet më të larta të Evropës, ku gjithçka është transparente e çdo transaksion lë gjurmë të pashlyeshme. Dje dhe sot, përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur me çmime konkurruese dhe transparente.  ALPEX është gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt integrimit të tregut të energjisë elektrike të Kosovës në tregun evropian që parashihet të realizohet në vitin 2030”, ka shkruar Kurti në Facebook.