75 Mall Live Search
21:06 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / MSH

“Liberalizim do të ketë nga 1 janari”/ Woelk nga Parlamenti Evropian jep detaje mbi çështjen e vizave

Asistentja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, thotë se kosovarët do të lëvizin të lirë në zonën Shengen nga 1 janari.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ajo ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave nuk mund të kthehet pas.

“Tashmë është vendosur dhe nuk mund të ndryshohet. Për mua nuk ishte vetëm një gabim në përkthim, për të qenë e sinqertë, sepse qëllimi pas fjalëve ishte shumë i qartë. Liberalizimi i vizave gjithashtu nuk mund të përdoret në dialog sepse nuk është pjesë e dialogut. Pra liberalizimi i vizave do të ndodhë më 1 janar”, ka thënë mes të tjerash ajo.

E pyetur se si e sheh situatën në Ballkanin Perëndimor, Woelk thekson se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë qasjen.

“Mendoj se duhet të ketë një ndryshim të qasjes nga ana e Evropës. Unë mendoj se nëse ka një ndryshim të qasjes, ku në vend që të qetësojë Serbinë, BE-ja fillon t’i thotë Serbisë “Dëgjo, nëse nuk angazhohesh për pjesën tënde nuk do të japim para, nuk do të ecim përpara me negociatat”, në këtë rast mund të ketë një ndryshim pozitiv.

Nëse kjo nuk ndodhë dhe përdoret e njëjta politikë dhe ide, atëherë kam frikë se do të vazhdojë kështu. Unë me të vërtetë mendoj se ka nevojë për një ndryshim. Nuk e di nëse do të ndodhë së shpejti. Për momentin nuk duket kështu, por mund të ndodhë. Mendoj se shumë do të varet nga zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm”, shtoi ajo.

Ndiqni intervistën e plotë me Federica Woelk: