75 Mall Live Search
23:36 / E Hënë, 01 Janar 2024 / Gj. Sh

Liberalizimi i vizave Begaj: Arritje e merituar, por e vonuar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar qytetarët kosovarë të cilët nga dita e sotme udhëtojnë në 27 vende të zonës Shengen pa viza.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se kjo arritje është e merituar, por e vonuar.

Begaj shpreson se ky hap do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.

Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Begaj në Facebook.