75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / B O

Liberalizimi i vizave, Kurti e nis ditën me një postim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kurti ka shkruar në Twitter se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ai.