13:11 / E Martë, 18 Prill 2023 / S Z

Liberalizimi i vizave, Pacolli: Ditë historike për vendin tonë

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli pas votimit nga ana e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, ka thënë se sot është një ditë historike për Kosovën.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! Një ditë historike për vendin tonë. Edhe pse e vonuar! Eurodeputetët më në fund miratojnë liberalizimin e vizave me Kosovën. Nga 1 janari lëvizim të gjithë të lirshëm! Akti do të nënshkruhet sot në ligj nga Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Presidenca suedeze e BE-së”, ka shkruar Pacolli në Facebook../IndeksOnline/