12:38 / E Martë, 18 Prill 2023 / S Z

Liberalizimi i vizave, Sfeçla: Edhe një fitore e radhës, konfirmim i punës sonë të palodhshme

Ministri i Punëve të Brendshme  Xhelal Sfeçla ka thënë se votimi i Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është dhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës. Ndërsa ka pohuar se ky është konfirmim i punës së tyre të palodhshme.

“Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar.  Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook./IndeksOnline/.