14:35 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Librat e plakut”, që pajtoi qindra familje në Kosovë, i kushtojnë shtetit mbi 30 mijë euro

Ditë më parë, Ministria e Arsimit ka arriur të finalizojë një tjetër tender me kontratë.

Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Ramë Likaj ka nënshkruar një marrëveshje për shtypjen e kompletit të veprave të Anton Çetës.

Fillimisht, për këtë tender janë ndarë 42 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Bazuar, në kontratën e publikuar nga prokurimi, kohëzgjatja e marrëveshjes është bërë për 12 muaj dhe do të kushtojë hiç më pak se 31 mijë e 840 euro.

Tutje, në po të njëjtin njoftim nga prokurimi, bëhet e ditur se tenderi me çmimin e përgjegjshëm, më të lartë ka qenë 41 mijë e 770 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.L “Rilindja”.

Vlen të kujtojmë faktin se Anton Çeta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Çetta pati botuar gjithësej16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së./Indeksonline/