14:08 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Libri i Baton Haxhiut e Blendi Fevziut, ‘Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaci’

Kopja e parë, për autoret e librit më të ri të UETPRESS-it, shtëpia botuese e Universitetit Europian të Tiranës, “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”, biografi e presidentit të burgosur të Kosovës.

Libri me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, është një lloj “dosje e lavdisë” së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një “dosje akuzash” me të cilat presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale.

Biografia e Thaçit shënon numrin 32, në serinë e kolonës 15-vjeçare me biografi nga më të ndryshmet që UETPRESS-i boton shpesh. Nga kjo fundjavë libri është nëpër libraritë kryesore dhe mund të porositet në shpërdarjen e botuesit.