13:40 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Libri i Game of Thrones do të ketë fundin ndryshe nga filmi

Episodi i fundit i serisë “Game of Thrones” u transmetua një vit e gjysmë më parë. Tematika e ngjashme e filmit tani do të promovohet në pjesën e dytë të librit të shkrimtarit, George Martin.

Gazetari James Hiberd, i afërt me shkrimtarin ka thënë se ka pasur qasje direkt në libër.

“Fundi i librit do të jetë më ndryshe se sa që ishte në adaptimin televiziv. Mendoj se do të jetë diçka interesante, andaj mezi pres që kjo të publikohet” ka thënë Hiberdi.

Kujtojmë, se seriali televiziv “Game of Thrones” përfundoi me dragoin që shkatërroi Fronin e Hekurt. John Snow shkoi për internim vullnetar dhe Bren Starku u bë sundimtari i Westerosit./Indeksonline/