Libri më i shitur i Princit Harry, thuhet se do të ketë një botim të dytë

Kujtimet në librin e Princit Harry po shiten mirë edhe në Holandë. Përkthimi holandez u rendit këtë javë në vendin e parë të Bestseller 60.
Nuk është e qartë se sa kopje janë shitur deri më tani por thuhet se ka zënë vendin e parë, transmeton Indeksonline.
Harry në këtë libër ka folur për jetën e tij brenda familjes mbretërore si dhe marrëdhëniet me vëllain Princ William si dhe babain Mbretin Charles.
Princi nuk ngurroi dhe foli edhe për mënyrën sesi ka përdorur edhe drogën.
“Reserve” thuhet se do të ketë botim të dytë. Botuesi është ndarë shumë i kënaqur me suksesin e këtij libri./Indeksonline/