21:15 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Libri “Një shqiptar në CIA” u promovua në Ulqin, autori paralajmëron botimin e dytë me histori të reja

Libri biografik “Një shqiptar në CIA” i autorit Bashmir Xhemaj, botuar vitin e kaluar në Kosovë, është promovouar sonte në mbremjë para lexuesve në qytetin e Ulqinit.

Ngjarja është organizuar për nder të përvjetorit të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nga Kuvendi Komunal i Ulqinit dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa ka falendëruar ulqinakët për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke folur për nevojën e shkëmbimeve edhe më të mëdha mes Kosovës e Uqinit sa i përket librave dhe fushave të tjera.

Duke folur për librin, Adri Nurellari ka thënë se “ky libër i hulumtuar gjatë dhe i mbështetur në arkiva të shumta ofron një kontribut të jashtëzakonshëm për historiografinë shqiptare”.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Prof. Ilir Çapuni ka premtuar edhe më shumë ngjarje të tilla. Ndërsa kreytari i Këshillit Kobmbëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, ka përgëzuar autorin që ka zgjedhur Ulqinin si qytetin e parë për ta promovuar këtë libër pas Kosovës.

Autori i pranishëm në këtë ngjarje ka falendëruar të gjithë të pranishmit duke thënë se “krypersonazhi i këtij libri personifikon dye tapa të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në shekullin e kaluara; përpjekjen amerikano-shqiptare për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri në vitet 50-ta dhe përndjekjen e shqiptarëve nga komunistët e tjerë në Jugosllavi”.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dal në qarkullim botim i dytë i librit por me dokumente dhe histori të reja të padëgjuara më parë.