Libri që hedh dritë mbi festën e Princit Saudit me 150 modele në ishullin privat në Maldive
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/09/lasfdasdfd.jpg)
Sipas libit të ri ‘Blood and Oil’ (Gjak e naftë), princi saudit Mohammed bin Salman ka organizuar një festë gjigande në ishullin e tij privat në Maldive ku ishin pajtuar 150 modele, si dhe ka shpenzuar pa censurë para për jahte, vila e sende luksi.
Këto zbulime në libër shoqëroheshin me konstatimet se në punët qeveritare bin Salman nuk preferonte respektimin e të drejtave të njeriut me subjektet e tij.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/09/1.png)
Ai konsiderohet pergjegjes per vrasjen makabre te gazetarit disident saudit Xhamal Kashogi, nga ekzekutues ne konsullaten arabe te Stambollit.
Në librin e ri pretendohet se modelet u morën me avion nga Brazili, Rusia dhe qytete të Maldive, për festën ku merrnin pjesë disa dhjetra burra nga Lindja e Mesme.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/09/2.png)
Përfundimisht ato mbërritën në ishull me barka dhe u kontrolluan për sëmundje seksualisht të transmetueshme.
35 vjeçari Salman bëri këto përgatitje për festën gati një muaj të gjatë në ishullin e tij privat Velaa, “i llogaritur si një nga destinacionet më të shtrenjta e luksoze të vitit 2015.
Më tej pretendohet se kur mediat lokale mësuan për aventurat e princit ai u detyrua të largohej bashkë me modelet e tij.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/09/sup-1.png)
Në libër thuhet se Princi mori me qera 300 vetë staf, 48 vila private me kujdestarët e tyre, e madje dhe një makinë dëbore.
Celularët ishin të ndaluar për të ruajtur privatësinë, duke lejuar vetëm modelet e vjetra Nokia 3310.
Autorët e librit, të cilët janë gazetarë të Wall Street Journal, shkruajnë: “Mohammed e dinte se të rinjtë në Arabinë Saudite ishin të lodhur nga lajmet për shpenzimet pa fre të qejfit të tij dhe të familjes mbretërore”.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/09/sup-5.png)
Më tej në të pretendohet se Princi pagoi $500 milionë për blerjen e Serene, super-jahti me dy helipade, një nëndetëse dhe dhomë për pamje nënujore. “Jahti ishte elegant dhe i përshtatur për pritjen e VIP, i aftë për t’u transformuar në një pallat festash me miqtë e ngushtë”.
Ndër në tokë, më sa fundmi ai ka shpenzuar €250 milionë në një kështjellë franceze pranë Versailles të cilën e rindërtoi vetë nga e para.tch