Liburn Aliu arrin në Preshevë, nis vizitën zyrtare

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu po qëndron për vizitë zyrtare në Preshevë.
Në mëngjesin e sotëm, Aliu është pritur nga kryearja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
“Sot, shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, jemi në vizitë zyrtare në komunën e Preshevës. Në Preshevë, pata nderin dhe kënaqësinë ta takojë kryetaren e komunës së Preshevës, njëkohësisht miken time znj. Ardita Sinani.
Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Jemi të bindur që komunikimi dhe përkushtimi për të bashkëpunuar edhe më tej për aktivitete e projekte të ndryshme kulturore e sportive do të kontribuojë në të mirën e përgjithshme, e ne si Qeveri do të organizojmë takime të rregullta, si domosdoshmëri të punës së përbashkët për të avancuar më tej në krijimin e raporteve të shkëlqyera në mes nesh” shkruan Aliu në njoftim./Indeksonline/