Liburn Aliu: “Autostrada e Dukagjinit” projekti më i dëmshëm i vendit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për projektin e Autostradës së Dukagjinit. Sipas Aliut, ky është projekti më i dëmshëm i vendit.
“Sado që quhet autostradë e Dukagjinit, është projekt i dëmshëm. Jemi që të investohet në Dukagjin, por shumë më e mirë është që ato 1 miliard euro që janë të ndara për këtë autostradë, të investohen në zhvillim të Dukagjinit”, ka thënë Aliu.
Ato investime, sipas deputetit, është mirë të futen në zhvillim ekonomik dhe pasi ta zhvillojmë ekonominë, mund ta bëjmë edhe autostradën./Indeksonline/