75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 12 Mars 2024 / L K

Liburn Aliu e quan lajm të jashtëzakonshëm, ja për çfarë bëhet fjalë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë më afër fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot, shënuam fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjës së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.
Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hapi perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone” shkruan Aliu në njoftim./Indeksonline/