75 Mall Live Search
18:01 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

Liburn Aliu i jep mbështetje Qemajl Aliut të Shtimes: Premton tri projekte të mëdha infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar sot komunën e Shtime, shkruan IndeksOnline.

Kandidati për kryetar të komunës, Qemajl Aliu, tha se Shtimja ka mbështetjen nga Qeveria për tri projekte infrastrukturore që lidhin fshatrat me komunat e tjera.

Postimi i plotë:

Infrastruktura është parakusht i zhvillimit. Shtimja nuk mund të zhvillohet pa rregulluar infrastrukturën që e lidh me fshatrat dhe me komunat tjera

Prandaj sot me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, diskutuam tri projekte infrastrukturore prioritare për të cilën do të kemi mbështetje nga Qeveria:

Qasja në autosradën Ibrahim Rugova përmes aksit Duhël – Shtime – Lipjan, që do të kthejë rëndësinë ekonomike dhe straregjike të Shtimes.

 Ndërtimi i tranzitit, që është neglizhuar nga komuna dhe është në gjendje të mjerueshme. Tranziti është pjesë e unazës së madhe të Shtimes që lidh qytetin me fshatra duke lehtësuar kështu trafikun në qendër.

 Ndërtimi i rrugës 8.1 km Topillë-Petrovë. Që është premtuar që nga viti 2016 nga qeveria e kaluar, por nuk është realizuar asnjëherë. Ne këtë do ta përfundojmë sa më parë.