22:37 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Liburn Aliu tregon pse djali i tij nuk hyri në karantinë, i kthyer nga SHBA!

Djali i Liburn Aliut, deputetit të VV-së, të dielen që lamë pas është kthyer nga SHBA. Për të njëjtin pati shumë reagime se pse nuk iu nënshtrua karantimit në Qendrën e Studentëve.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vet Aliu, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, këtë ia ka mundësuar rregullorja e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:  

Sot thuajse tërë ditën ishte temë çështja e kthimit të djalit tim nga ShBA-të dhe vetizolimit të tij në shtëpi. U manipulua shumë nëpër portale dhe u përcoll edhe me komente të shumta fyese.

Eneu është 17 vjeçar dhe në kthimin e tij në Kosovë ishte pa përcjellje te prindit. Në bazë të rregullorës së Ministrisë së Shëndetësisë, atij, si i mitur dhe pa përcjellje, nuk i lejohet karantimi.
Nëse ai do të ishte 18 vjeçar, do të karantinohej pa hezitimin më të vogël.
Ai tash është në vetizolim për 14 ditë, duke iu bindur rregullave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sa për qëndrimin në Amerikë, Eneu përfundoi atje vitin e dytë të shkollës së mesme, si bursist i programit “YES” që financohet dhe kontrollohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.