75 Mall Live Search
15:16 / E Martë, 13 Gusht 2024 / A. M.

Liburni dhe zv/ i tij, Jeton Raka dalin në Prevallë: Po bëjmë përpjekje për ta shuar zjarrin!

Qeveritarët kanë dal në terren për ta shikuar nga afër zjarrin në Prevallë.

Zëvendës ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka është deklaruar për rastin.

May be an image of 2 people, fire and text
May be an image of 3 people

“Bashkë me Ministrin Liburn Aliu jemi në Prevallë, ku zjarri ka kapluar malin Oshlak dhe është shpërndarë edhe në majën e Arnenit. Fatmirësisht zjarri nuk rrezikon banorët e fshatit dhe pronat e tyre, mirëpo rrezikohet natyra, biodiversiteti dhe ekosistemi.

Si Ministri e Mjedisit bashkë me Agjensionin për Mbrojtjen e Mjedisit, DAPK Sharri dhe institucionet tjera po bëjmë përpjekje maksimale për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ka shkruar ai. /Indeksonline/

May be an image of 4 people and ambulance