Liburni, kampion i Kosovës për të katërten herë
Liburni ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë finale kundër Prishtinës, duke u shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2018/19.
Koha e rregullt përfundoi me gjashtë gola, respektivisht me barazimin 3:3. Mirëpo, Liburni triumfoi në kohën shtesë me rezultat 6:3.

Padyshim lojtari i ndeshjes ishte Ramadan Alaj, i cili edhe në këtë takim bëri diferencën. Alaj ishte protagonist me 3 gola në këtë ndeshje.
Liburni e ka fituar edhe Kupën e Kosovës këtë edicion, duke mundur në finale ekipin tjetër prishtinas, Prishtina 01.
Liburni në gusht do të zhvilloj kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. Kundërshtarët ende nuk dihen. /IndeksOnline/
