14:17 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / L K

Licencimi i Aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të Energjisë Elektrike në Kosovë

NJOFTIM

Ndërmarrja Yildirim Energy Europe Kosovo SH.P.K. me adresë Rr. Besim Mala, nr. 227, 13000, Gllogoc Republika e Kosovës,  në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj NJOFTON palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji për licencim të aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të energjisë elektrike në Kosovë. Aplikacioni për licencim të këtij aktiviteti me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën finale për vendimmarrje. 

Licencimi i furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike i ndërmarrjes Yildirim Energy Europe Kosovo SH.P.K.,  përveç tjerash do të përmbajë:

  • Territori i mbuluar nga Licenca është Republika e Kosovës.
  • I licencuari ka të drejtë të blejë kapacitete dhe energji elektrike nga prodhuesit me çmime të parregulluara
  • blejë dhe shes kapacitete dhe energji elektrike nga furnizuesit tjerë me çmime të parregulluara;
  • shes kapacitete dhe energji elektrike furnizuesve tjerë me çmime të pa-rregulluara; dhe
  • transitojë, importojë dhe eksportojë kapacitete dhe energji elektrike.

I licencuari mund të kryej aktivitetin e furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike në pajtim me dispozitat e Licencës së lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh kalendarike, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë. Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. ”Bekim Fehmiu”, (ish Ndërtesa e Fazitës), Kati II, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: hrexhaj@ero-ks.org; Tel.038247615/118. 

Yildirim Energy Europe Kosovo SH.P.K. me adresë Rr. Besim Mala, nr. 227, 13000, Gllogoc Republika e Kosovës,