12:19 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

​Licencohet Federata e Xhudos

Federata e Xhudos së Kosovës e ka kompletuar me sukses të gjithë procesin dhe është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Nënshkrimi i licencës është bërë nga ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe i është dorëzuar kryetarit të kësaj federate, Agron Kuka.

Përveç xhudos, deri më tani këtë proces e kanë kompletuar Federata e Pingpongut dhe ajo e hendbollit.

Në vazhdim, sipas njoftimit nga MKRS, pritet të licencohet edhe 11 federata të tjera, ndërkohë që po vazhdon aplikimi nga të gjitha federatat sportive në vend.