13:26 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Licester City, favorit për të nënshkruar me Robben

Arjen Robben do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, ku me shumë gjasa do të veshë për herë të fundit fanellën e klubit bavarez të shtunën në finalen e Kupës së Gjermanisë, kundër Leipzig

Por edhe pse pati deklaruar se mund të tërhiqej nga futbolli i luajtur pas mbylljes së aventurës në Mynih, duket se holandezi mund të rikthehet në Premier League, aty ku ka luajtur për tre sezone me Chelsea-n.

Kompanitë e basteve në Britaninë e Madhe kanë vendosur si skuadër favorite për të firmosur me Robben, Leicester City-n. Lojtari do të transferohej aty pa asnjë pagesë, pasi kontrata e tij me Bayern përfundon më 1 korrik.

Leicester madje qëndron para ish-klubit të tij, PSV Eindhoven në listën e skuadrave të mundshme për të pasur Robben në radhët e tyre. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk është vendim i lehtë, por nëse do të vazhdoj të luajë, do të më duhet të gjej një vend ku të jenë të gjitha kushtet e duhura, për mua por edhe familjen time”, pati deklaruar holandezi pak javë më parë. /IndeksOnline/