75 Mall Live Search
15:55 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Lichtsteiner: Ata e kanë kuptuar, pa juventin s’ka Scudetto

Stephan Lichtsteiner, legjenda e Juventusit ka një ‘kungj’ për skuadrën e Interit.

37-vjeçari përmes një interviste ka uruar Interin për lojën e bukur gjatë këtij sezoni në Serie A, shkruan IndeksOnline

Por, ai thotë se Interi po e arrin këtë histori fal trajnerit Antonio Conte.

“Ne duhet ta urojmë Interin, sepse atë e kuptuan që për t’u rikthyer te fitorja, duhet të blejnë një juventin”, ka thënë Lichtsteiner.

Kujtojmë që Antonio Conte kaloi një kohë te skuadra e Juventusit.

Interi po kryeson pas 27 xhirosh në Serie A me 65 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë, AC Milan (59)./IndeksOnline/