10:05 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / mp

Lider i vërtetë:Dzeko me përkthyes personal në zhveshtore, lojtarët e Fenerbahces motivohen nga fjalët e kapitenit të ri

Edin Dzeko erdhi në Fenerbahce në moshën 37-vjeçare dhe mori trajtimin mbretëror: rrogën më të lartë, shiritin e kapitenit dhe përkthyesin. Para ndeshjes së parë në klubin e ri, ndeshjes në shtëpi kundër Zimbrut në Ligën e Konferencës, Dzeko mbajti një fjalim motivues si drejtues i skuadrës. Ai e bëri atë në anglisht.

Dzeko foli me shokët e tij për nevojën për t’u përkushtuar, por përkthyesi i lartpërmendur vodhi shfaqjen. I punësuar për të përkthyer atë që thuhej në anglisht në dhomën e zhveshjes për lojtarët vendas turq, fjalimi i Dzekos u përkthye edhe më me pasion, emocionalisht dhe më me zë të lartë. Ndërsa Dzeko bërtiste, përkthyesi poashtu bërtiste, përcjell LIG Sport.

Kjo është arsyeja pse të gjithë lojtarët e Fenerit shikuan dhe dëgjuan përkthyesin, jo kapitenin, gjatë fjalimit të Dzeko.

Ndihmësi i Dzekos mori vlerësime të larta nga turqit. Pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Dzeko debutoi fenomenal për Fenerin me një gol dhe dy asistime për fitoren 5:0, bashkëpunimi i shkëlqyer mes tij dhe përkthyesit vazhdoi në zonën e mediave.