75 Mall Live Search
20:18 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liderët bëhen bashkë për Krishtlindje në Katedralen “Shën Nëna Tereza”

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”  në Prishtinë është mbajtur  manifestimi i Krishtlindjeve i organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës.

Ky manifestim i bëri të gjithë liderët bashkë, shkruan Indeksonline.

Prezent në këtë manifestim ka qenë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, drejtori i Policisë Rashit Qalaj , i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Kreu i BIK-ut. Naim Tërnava.

This image has an empty alt attribute; its file name is 2-139-1024x683.jpg

Ndwrsa, prej orës 23:30 mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Ndërsa në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

Ndryshe, festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.