75 Mall Live Search
21:52 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

Liderët e opozitës i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti për nesër ka ftuar në takim liderët e opozitës, pas zhvillimeve të fundit në vend.

Ftesës së tij i është përgjigjur pozitivisht edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

“Bazuar në situatën e krijuar, kryetari Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit”, tha ajo.

Ftesës i janë përgjigjur pozitivisht edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj./Indeksonline/