75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / OSH

Liderët e talebanëve s’do të fshihen më prej publikut

Liderët e talebanëve do të dalin publikisht para botës “pa asnjë fshehtësi”, ka thënë një zyrtar.

Kjo bie ndesh me atë që ka ngjarë që 20 vjet, pasi liderët e talebanëve kanë jetuar në fshehtësi.

Tashmë janë parë disa lëvizje ndryshe. Të martën, zëdhënësi Zabihullah Majahid u shfaq në konferencën e parë për media të talebanëve. Gazetarët u shokuan kur panë fytyrën e burrit që ka funksionuar për vite të tëra pa u shfaqur fare.

Zyrtari i lartë i talebanëve ka thënë për “Reutersin” se talebanët janë urdhëruar të mos e festojnë kapjen e Afganistanit dhe ka shtuar se civilët duhet t’i dorëzojnë armët dhe municionet.