10:31 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Liderët evropianë duan të takohen me presidentin Erdogan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin britanik Boris Johnson kanë vendosur që në javët në vijim të takohen me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media pas Samitit të Liderëve të BE-së në Bruksel, Macron tha se kanë marrë një vendim të përbashkët për Turqinë.

“Ndalëm eksportet e armëve për në Turqi. Vendosëm me Merkel dhe Johnson të takohemi me presidentin Erdoğan në javët në vijim. Ndoshta do të takohemi në Londër”, tha Macron.