75 Mall Live Search
22:55 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Liderët kosovarë: “Zjarri në Katedralen Notre Dame, fatkeqësi e madhe”

Për djegjen e katedrales historike “Notre Dame”, në Paris janë solidarizuar edhe liderët e Kosovës.

Nga ana e tij, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e Katedrales historike Notre Dame në Paris.

Ai e ka quajtur këtë incident si një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt! “, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook- transmeton Indeksonline.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka shprehur trishtimin e tij për zjarrin që e ka kapluar Katedralen në Paris.

Ai ka thënë se zjarri në monumentin 850 vjeçar prek miliona njerëz.

“I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850 vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris!”.

“Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me Kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/