12:26 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Liderët mblidhen në tubimin përkujtimor për të rënët në fshatin Lubizhdë të Hasit

Sot në fshatin Lubizhdë të Hasit janë përkujtuar 14 dëshmorët dhe 40 martirët e këtij fshati.

Në këtë tubim përkujtimor po merr pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, raporton Indeksonline.

Ata pritet që gjatë tubimit të mbajnë edhe fjalime për të rënët. /Indeksonline/