75 Mall Live Search
17:48 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lideri i LDK-së thotë se shkojnë në opozitë, nëse nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen!

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Mustafa ndër të tjerash shprehu gatishmëri për t’u takuar me Albin Kurtin kurdo që VV thërret takim.

Kryetari i LDK-së ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja me VV-në, partia e tij do të shkojë në opozitë.

“Edhe Vetëvendosja na ka pyetur a keni plan B?  I kemi thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja, plani B i joni është të shkojmë në opozitë.  Nuk kemi plan tjetër dhe nuk do të marrim tjetër hap. Nëse e bëjmë qeverinë me Vetëvendosjen, e bëjmë, nëse jo atëherë nuk pranojmë të mandatohemi nga Presidenti”, tha Mustafa, shkruan Indeksonline.

Ai shtoi se LDK nuk bën marrëveshje me asnjë parti tjetër.

“Dhe s’bëjmë marrëveshje me partitë tjera sepse është rezultat i qytetarëve me votën që na kanë dhënë. Pra të jeni të sigurt se plani tjetër i fundit është që s’u morëm vesh dhe shkuam në opozitë sepse edhe opozita është çështja e ndershme sepse aty kontribuon. Por shpresoj se kemi hapësirë që s’do të vie deri tek ajo, sepse dy palët duhet bërë përpjekje që të bëhet qeveria sa më herët”, përfundoi Mustafa./Indeksonline/